Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë të PD-së, reagon Salianji: Partia nuk është pronë e askujt, inatet e vogla…

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë të PD-së, reagon Salianji:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për situatën brenda PD, ku sot Enkelejd Alibeaj përjashtoi 4 deputetë demokratë, Tritan Shehun, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Oerd Bylykbashin.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji bën apel për bashkim të PD, ndërsa thekson se “Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime”.

Deputeti demokrat thekson se sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria, shkruan Salianji, meriton opozitë reale dhe dinjitoze, ndërsa shton se “fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale”.

Reagimi i Ervin Salianji

Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve!

Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij!

Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të  cilat nuk i bëjnë mir? askujt.

Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje!

Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale!

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!

Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve.

Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore