Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Alibeaj "përplaset" me Kryesinë për 14 majin/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e sotme të PD-së?

Alibeaj "përplaset" me Kryesinë për 14 majin/

Top Channel zbardh detaje nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Kryetari i partisë Enkelejd Alibeaj dhe një pjesë e anëtarëve që e mbështesin, ka kërkuar që PD të dalë në zgjedhjet lokale të 14 majit me 61 kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe me kandidatë për këshillat bashkiakë.

Këtë ide e kanë kundërshtuar shumica e anëtarëve të kryesisë, që kërkojnë të garohet vetëm për këshillat bashkiakë dhe të mos dalin me kandidatë për kryetarë në bashkitë e vendit.

Shumica e anëtarëve të kryesisë kanë mbështetur idenë e daljes me kandidat vetëm për këshillat bashkiak. Kryesia s’ka marrë vendim, por ka pasur vetëm diskutime për tre opsionet e hedhura në tryezë.

Jorida Tabaku: Kam ndarë të njëjtin qëndrim që kisha në shtator, opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë qe ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundërshtar kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ata që përçajnë votën e opozitës!

Ne duhet të mbrojmë logon e PD, duhet të nxjerrim Partinë Demokratike si alternativë në këto zgjedhje! Unë nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër komenteve të mia! Unë nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë, duhet të jemi dhe më shumë se kaq!

Dhurata Çupi: Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë, kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt juaja, Enkelejd dhe Gazment. Ju duhet të jeni përbashkues.

Së dyti, kam refuzuar sulmet e Foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne qe kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet. Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitozë dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shumë se partitë e tjera. Ndërkohë, nuk duhet të dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore