Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Aleancat në Drejtësi/ SPAK firmosi procedimin, por hetimet “digjen nga vapa” për 20 prokurorë e gjyqtarë

Aleancat në Drejtësi/ SPAK firmosi procedimin, por hetimet

Dy muaj më parë të gjitha mediat përcollën një lajm që kishte si burim Prokurorinë Speciale SPAK. Sipas lajmit, kishte nisur një procedim penal me numër 91 kundër 20 shtetasve me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të gjykatave të Shkallës së Parë, të Apelit dhe Kushtetueses.

Hetimi filloi pas kallëzimit të avokatit Fran Dashi, që kishte renditur në emër të tyre plot 6 akuza sipas neneve përkatëse të Kodit Penal dhe Procedurës Penale.

Si objekt kallëzimi shërbyen deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja apo edhe KPA në disa raste.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim të 10 subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Por, çfarë po ndodh me hetimet. Deri më tani asnjë nga këto prokurori nuk ka bërë asnjë deklarim, ndonëse interesi publik është i lartë. Sepse për të gjitha rastet kur, fjala bie një biznesmen, apo zyrtar i niveleve të ulëta merr përsipër përgjegjësinë penale, në rastet e njerëzve të Drejtësisë ka procedura lehtësuese shpesh të pakuptimta.

Që nuk do ishte çudi të ishte një aleancë mes atyre që kanë qenë e kanë ikur dhe atyre që ende janë pjesë e sistemit të Drejtësisë. Sepse, nuk ka sesi të ndodhë ndryshe që dy muaj pas hetimeve të mos jetë marrë në pyetje qoftë edhe një prokuror apo gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për mosjustifikim pasurie, lidhje me krimin, apo paaftësi.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore