Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Alda Klosi është e justifikuar”/ Habit avokat Spartak Ngjela: Nuk ka kryer vepër penale, ajo mund të thotë...

“Alda Klosi është e justifikuar”/ Habit avokat Spartak

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, për të folur në lidhje me ngjarjen e bujshme të zbuluar në vend, ku nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi akuzohen se ka në kryer një sërë vjedhjesh.

Duke komentuar misterin e burimit të parave që iu grabitën ish-shefes së Kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, Ngjela tha se deri më tani Alda Klosi është e justifikuar, pasi ajo nuk ka kryer vepër penale, duke mos deklaruar paratë. Në lidhje me pyetjen nëse kjo çështje mund të shkojë në SPAK, Ngjela tha se vetëm nëse është krim i organizuar, atëherë mund të shkojë tek Prokuroria e Posaçme.

“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen është e jotja. Kur i del pronari është problem. Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhain. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5000 mijë, i thashë unë 10 mijë. SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëse ky është krim i organizuar atëherë çështja do shkojë në SPAK, përndryshe jo.”-, deklaroi Ngjela.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore