Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Alarmi nga koronavirusi/ Cili është qyteti shqiptar "jashtë kontrollit" me rreth 1 mijë të infektuar aktivë, ja qarku 'imun'

Alarmi nga koronavirusi/ Cili është qyteti shqiptar "jashtë

5 persona kanë humbur jetën dhe 104 të tjerë kanë rezultuar pozitiv 24 orët e fundit duke e rënduar edhe më tej situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mes viktimave kishte edhe mosha relativisht të reja dhe pa sëmundje shoqëruese.

Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2. “, njoftoi ministria.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Tirana vijon të mbetet qyteti me situatën më kritike në Shqipëri, ku sot u regjistruan 60 rastë të reja, ndërsa rreth 1 mijë persona rezultojnë aktiv me koronavirus.

Qyteti i dytë më i prekur është Durrësi, për të vazhduar me Shkodra, Vlorën, Lezhën, Korçën, Fierin dhe Elbasanin.

Mëi pastri rezulton qarku i Dibrës, me vetëm 20 të infektuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 962
Durrës 209
Shkodër 196
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 66
Fier 58
Elbasan 49
Kukës 43
Berat 31
Gjirokastër 20
Dibër 20

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore