
“Akuzoi” Greqinë për mashtrim/ Rama i kërkon falje Mitsotakis-it: Disa deklarata të çuditshme...
Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e sotme në takim homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhej në Shqipëri në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Sipas medias greke Prothothema, Edi Rama i ka kërkuar falje kryeministrit Mitsotakis në lidhje me deklaratat e bëra se Greqia ka mashtruar për të hyrë në Bashkimin Europian.
Në artikull thuhet se liderët kanë pasur një takim privat në kryeministri në Tiranë ku gjatë takimit Rama i ka kërkuar homologut të pranojë faljen e tij në lidhje me deklaratat e transmetuara në faqen e Euractiv.
“Më falni për disa deklarata të çuditshme që pashë që janë bërë. Ato nuk përfaqësojnë situatën në Greqi sigurisht. Shpresoj të mos jeni shqetësuar”, citon media greke të ketë thënë Rama.
Më pas ai ka falënderuar kryeministrin grek për vizitën në Tiranë. Në artikull thuhet se Rama ka cekur edhe vizitën e shtyrë të Mitsotakis zonat minoritare në Shqipëri. “Shpresoj që vitin e ardhshëm të gjeni kohë për të vizituar minoritetin grek”.









Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme
Aktualitet




