Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Akuzat për manipulim votash pasi u zgjodh kryetar i FRPD/ Besart Xhaferri: Edhe rivali më uroi

Akuzat për manipulim votash pasi u zgjodh kryetar i FRPD/ Besart Xhaferri:

Besart Xhaferri ka reaguar pas akuzave të të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që thonë se votat që nxorën Xhaferrin kryetar janë manipuluar.

Xhaferri u zgjodh këtë të diel kryetar i FRPD-së. Nga gjashtë kandidatë në garë, ai grumbulloi më shumë se të tjerët, konkretisht 5256.

I kontaktuar nga Top Channel, Xhaferri thotë se rezultati ishte i thellë dhe disa incidente të vogla nuk kanë ndikim. Edhe kandidati që doli i dyti në garë më uroi, shprehet Xhaferri, që shton se do të punojë me kolegët për të ndërtuar forumin e demokratëve.

“Besoj se rezultati është shumë i thellë që këto incidente të kenë ndikim. Megjithatë, çdo kuti e kontestuar të rinumërohet. Unë, kandidat si gjithë të tjerët kam qenë dhe vetëm një vëzhgues kam pasur. Paçka se disa individë të caktuar duan të hedhin baltë mbi garën time, fitoren, kontributet apo edhe personalitetin!

Kandidati i dytë nga numri i votave më uroi suksese! E falenderoj dhe së bashku do ndërtojmë forumin”.

Në garë, Xhaferri la pas Mariglend Doçin me 1292 vota, Artjon Bajramajn me 528 vota, Barbara Dodën me 452 vota, Alesia Balliun me 186 vota dhe Arnold Kariqin me 168 vota.

Një ndër kandidatët postoi në rrjetet sociale procesverbalin dhe tha se ka marrë vota të painfluencuara nga kryetarë degësh, deputetë apo kriminelë. Ndërkohë tek faqja e FRPD Durrës, u publikuan të dhëna të tjera në lidhje me rezultatet.

FRPD drejtohej deri më sot nga Belind Këlliçi, teksa zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur në vitin 2015./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore