Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Akti final i Helsinkit, Meta: Shumë vende të OSBE po kërcënohen nga qeverisjet autoritare. Rama:Të gjejmë frymëzim për të ecur përpara

Akti final i Helsinkit, Meta: Shumë vende të OSBE po

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar përmes një statusi në Facebook, 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit.

Kreu i Shtetit shkruan se Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

"Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së," shkruan Meta.

Statusi i Metës

Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.
Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.

Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.

Reagimi i Ramës

Në 45-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit, kryetari i radhës së OSBE-së, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje për rigjallërimin e parimeve dhe angazhimeve të këtij akti, në mes të kohërave të vështira që po kalon bota.

”Forcimi i mëtejshëm i OSBE-së dhe qasja e saj gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me respektimin e plotë dhe zbatimin e parimeve themelore dhe angazhimeve të përcaktuara në Aktin Final të Helsinkit, tha ai.

"Aktin Final i Helsinkit ishte instrumenti në përparimin e sigurisë njerëzore për më shumë se katër dekada në zonën e OSBE-së. Procesi i Helsinkit dha një kontribut të rëndësishëm për uljen e tensioneve dhe krijimin e kushteve që çuan në fund të Luftës së Ftohtë. Ai lehtësoi kalimin nga konfrontimi në bashkëpunim dhe hapi rrugën për krijimin e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, e parashikuar në Kartën e Parisit dhe e themeluar në 1995”, shtoi Rama.

Mënyra e duhur për të përkujtuar Aktin Final të Helsinkit, tha Edi Rama është përpjekja për respektimin e angazhimeve. “Ndërsa Europa është e mërzitur nga konfliktet, puna e Organizatës sonë, si dhe vullneti i mirë i të gjitha shteteve pjesëmarrëse të saj, është e nevojshme edhe më shumë. Për të qenë kuptimplotë dhe relevantë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjesht fjalët dhe horizonti ynë i zakonshëm, por objektivat tona të përbashkëta.

Dekalogu i Helsinkit me 10 parimet e tij, përfshirë respektimin për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut janë po aq të rëndësishme sot sa ato ishin edhe atëherë, 45 vjet më parë. Kjo marrëveshje historike u arrit nga një grup i larmishëm vendesh që nuk kishin një qasje të përbashkët për të gjitha çështjet. Ne duhet të gjejmë frymëzim në këtë përvjetor për të ecur përpara me vendosmëri të përtërirë. Jam i bindur se platforma gjithëpërfshirëse e OSBE-së për dialog dhe veprim të përbashkët e bën atë një forum të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm”tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore