
Aksioni blic i RENEA, zbulohen '7 të fortët' që ishin në shënjestër, çfarë u konstatua gjatë kontrolleve
Zbulohen detaje të reja nga aksioni i RENEA në Nikël të Fushë-Krujës.
Mësohet se banesat e kontrolluara u përkasin emrave të njohur për autoritet. Konkretisht, forcat RENEA kanë kontrolluar banesat e Valter e Durim Bamit, Ylli Çangut, Bedri Hakës, Ervin Kodrës, kushëriri i Durim Bamit.
Nga të gjithë të sipërpërmendurit vetëm Valter Bami është gjetur në shtëpi.
Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura.
Gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare, por nuk janë gjetur prova të reja.
Kontrolli i banesave të personave me precedent penal nga forcat RENEA është bërë me vendim gjykate.
Aksioni në 2018
Ky nuk është rasti i parë i një operacioni të tillë. Edhe në 13 shtator të vitit 2018 u ushtrua kontroll në disa banesa, ku u shoqëruan 11 persona.
Në atë kohë u sekuestruan , 2 pistoleta, 4 armë gjahu, 5 armë të ftohta, 4 palë dylbi, rreth, 100 milionë lekë dhe një automjet të blinduar.


Rudina Xhunga e zhgënjyer: Albin Kurti m’u duk i vjetër, ku po gabon ai
Historia e plotë >






Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


