Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Aksident në zonën e Xhamllikut, automjeti përplas kalimtaren (video)

Aksident në zonën e Xhamllikut, automjeti përplas kalimtaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Sipas Ora News, një mjet me targë TR 4020 M ka përplasur një këmbësore.

Përplasja ka qenë e fortë dhee aksidentuara është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shoferja e cila është tronditur nga ngjarja duke shpërthyer në të qara, është shoqëruar në polici.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e gjakut në rrugë, përplasja ka qenë e fortë.

“Më datë 10.07.2020, rreth orës 09:07, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka aksidentuar kembesoren shtetasen V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore