Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Aksident në Vlorë, plagoset një person, policia jep detajet e para

Aksident në Vlorë, plagoset një person, policia jep detajet e

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Llef Sallata” në Vlorë.

Bëhet me dije se janë përfshirë  dy mjete dhe sipas njoftimit të bërë nga policia automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S. Mësohet se ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 15.01.2022, rreth orës 10:00, në lagjen “Lef Sallata”, automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore