
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Kamioni përplas 65-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital
Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, ku një person me inicialet F. T., duke drejtuar mjetin tip "Volvo", kamion, përplasi 65-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.
65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip "Volvo", kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit


Ulsi Manja: Qëndrimet e Metës tregojnë panik dhe rënien e LSI
Historia e plotë >


Emri/ Gjendet gruaja e pajetë në Shkodër, dyshimet e para
Historia e plotë >


Video/ Zjarr në ambientet e televizionit Klan
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




