Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Aksident në aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Përmbyest autoboti, nafta shpërndahet në rrugë

Aksident në aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Përmbyest

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në aksin Përrenjas-Qafë Thanë ku një kamion është përmbysur.

Kamioni i aksidentuar transportonte 400 litra naftë dhe si pasojë e aksidentit karburanti është derdhur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin deri në pastrimin e plotë.

Në vendin e ngjarjes, ndodhen forcat e zjarrfikëses që po përpiqen të eleminojnë praninë e naftës së shprëndarë në rrugë, duke hedhur edhe rërë në aksin rrugor në mënyrë që automjetet të mos hasin probleme për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të gomave.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo incidente të tjera të krijuara nga vështirësitë në qarkullim. 

Aksident në aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Përmbyest

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore