Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Aksident i trefishtë në Vlorë, raportohet për 3 të plagosur

Aksident i trefishtë në Vlorë, raportohet për 3 të

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Rreth orës 07:00, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit, 2 drejtuesit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore