Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Aksident i shumëfishtë në Fier/ Përplasen 8 makina dhe një motor (DETAJET e para)

Aksident i shumëfishtë në Fier/ Përplasen 8 makina dhe

Jo pak por 8 automjete dhe një motorr janë përfshirë në një aksident në qytetin e Fierit.

Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia në Fier. Sic duket edhe nga pamjet e siguruara, mjetet janë përplasur me njera tjetrën në një kohë kur qarkullimi i automjeteve është i madh.  Kështu 2 automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motorr që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë por vetëm dëme materiale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore