
Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.
Mësohet se një makinë tip “Wolksvagen” me drejtuese K.Xh., ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Për pasojë kanë humbur ajo ka humbur jetën, bashkë me djalin e saj 6-vjeçar.
Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht vogëlushi nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Rreth 15 minuta më vonë, u nxor edhe nëna nga mjeti, edhe ajo nuk mundi të mbijetojë. Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin duke rënë në lumin e Osumit.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz" ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




