Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 2 automjete, lëndohen 8 persona

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 2

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ndërsa raportohet për 8 të persona plagosur.

Sipas News24 në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP.

Raportohet se personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.

Po monitorohet gjendja e të lënduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.

Njoftimi i Policisë: 

Mallakastër
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Renault" me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip "Benz"); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip "Renault"), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore