
Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Shkodër, shoferi dhe pasagjerja dërgohen me urgjencë në spital (FOTO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.
Dy automjetet janë aksidentuar mes tyre dhe si pasojë e goditjes së fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në një parcelë. Një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidentit.
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Lezhë – Balldren, janë përfshirë në një aksident automobilistik 2 automjete me drejtues shtetasit E.Gj dhe F.Gj.
Për pasojë, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi E.Gj. si dhe pasagjerja E.Gj., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.








EMRI/ Tmerrohet gruaja italiane, gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




