Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Akoma i kam shenjat e thikës në trup”/ Nga abuzimet seksuale te dhuna e ish-të dashurit, rrëfimi tronditës: Tentova të vras veten

“Akoma i kam shenjat e thikës në trup”/ Nga abuzimet

Emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel ka transmetuar ditën e sotme një histori tronditëse të një 30-vjeçare, e cila që në moshën 6-vjeçare ishte abuzuar seksualisht.

E reja, e cila nuk ka dashur që të identifikohet, pasi zbuloi se si nga mosha 6 vjeç deri në 10 vjeç është abuzuar nga 3 persona, përfshirë edhe 1 vajzë, rrëfeu se edhe një mësues në gjimnaz ka tentuar që ta përdhunojë.

Ajo tregoi se familja nuk e ka mbështetur, madje nuk i kanë folur kur ajo ka vendosur që të punojë dhe të nisë shkollën. Por fatkeqësitë duket se e kanë ndjekur edhe më pas, kur ajo ka nisur që të punojë dhe ka mbaruar shkollën.

30-vjeçarja ka qenë gjithashtu edhe pre e dhunës së ish-të dashurit të saj, të cilin në fillim e mendonte se do ta kishte si mbështetje. Ajo ka rrëfyer se edhe sot ka shenjat e thikës në trup. Ana ka dashur që të rrëfejë historinë e saj tronditëse, pasi ka nevojë për ndihmë.

“Më vonë njoha dikë. Mendova se jo se ishte i duhuri, por mendova se gjeta mbështetje. Ishte çdo gjë mirë derisa nisi të ishte xheloz dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj meje, shumë. Akoma i kam shenjat e thikës në trup. Mbante armë gjithmonë me vete, më kërcënonte se do më vriste nëse do e denoncoja.

Mu desh të duroja 3 vite, më vinte te vendi i punës ku edhe më dhunonte. Edhe në shtëpi më dhunonte, vinin fqinjët dhe thonin “çfarë po i bën vajzë” e ai përgjigjej: “Asgjë, po grindemi”.

Isha e gjakosur në tokë, nuk e merrte iniciativën të më çonte në spital. Gjithçka nisi kur filloi të ishte përdorues i drogërave. E mora guximin të shkoja ta denoncoja, por pasi më rrihte çdo ditë.

Ai e mohonte, por njeriu që mbajti deklaratën tha “kjo po thotë të vërtetën”. Por ai nuk qëndroi aty asnjë ditë se kishte miqtë e tij. Unë u mbylla në shtëpi se kisha frikë se mos më vriste”, rrëfen 30-vjeçarja.

Kjo e fundit u shpreh se edhe pak ditë dhe do të ngelë pa shtëpi, pasi banesën që ka me qira do e lirojë në fund të muajit.

“Jam pothuajse në qiell të hapur, nuk kam asnjë mbështetje. Kam nevojë për ndihmë. Jam në shtëpi me qira, por në fund të muajit duhet të dorëzoj çelësat dhe do jem jashtë. Para dy javësh tentova të vras veten”, përfundoi rrëfimin 30-vjeçarja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore