Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Ai copë m*** po mbledh firmat e ministrave në Shqipëri"/ Përgjimet zbulojnë rolin e kunatit të Taçit në pastrimin e parave

"Ai copë m*** po mbledh firmat e ministrave në

Në dosjen e prokurorisë italiane të siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu e të publikuara në emisionin e tij “Zona Zero” në Top News si dhe nga Gazeta Shqip, dalin edhe përgjime telefonike mes të përfshirëve në hetime.

Mbrëmjen e 21 shtatorit, gjithmonë falë përgjimeve ambientale të vendosura në apartamentin në Milano të Petruzzella-s, mësohet se ky i fundit, donte të përshpejtonte gjërat, por personi me emrin Artur Balla, kunati i Rezart Taçit, e kishte bllokuar.

“I tha absolutisht që  jo, ti duhet të lëvizësh vetëm kur të të them unë”. Dhe këtë e kishte konfirmuar dhe Cestagalli, i cili kishte thënë: “pothuajse është e bërë, varet vetëm nga ky copë m*** që po mbledh firmat e të gjitha ministrave të qeverisë shqiptare, se nuk do që t’i çajnë b**** nga askush”.

23 shtator 2021, duke folur akoma për të lartpërmendurin Artur Balla, Petruzzella tha se po ndihej në vështirësi për padurimin që po tregonte Zummo.

Ky i fundit kishte filluar të dyshonte për ekzistencën e parave të tij në Shqipëri dhe për këtë i kërkonte bashkëseduesit të tij që të gjente të paktën një mënyrë për t’i treguar që shuma e parave ishte atje.

Për t’ia plotësuar dëshirën, komercialisti risjell fjalët e Zummo-s: “..po nuk ia kërkuam ne këtë shërbim, do e bënin gratis. Tani ku dreqin është problemi”.

Biseda e Petruzzella-s me Artur Ballën

Petruzzella: ....alo..alo, Artur më dëgjon?! Atëherë, unë kam një problem Artur dhe ti duhet të...para së gjithash duhet të më zgjidhësh një problem shumë të madh. Klienti im po humb besimin te unë. Se është edhe 90 vjeç dhe e ka të vështirë ta kuptojë se çfarë dreqin po ndodh. Më tha që ju do e bënit falas këtë shërbim, kështu që ku dreqin është problemi....a më dëgjon?....

Është 90 vjeç o Artur dhe po më mbyt me pyetje, thotë që do që të shohë me sytë e tij që paratë janë në llogari. A e kupton se në çfarë pike mosbesimi kam arritur? Kështu që e kam me urgjencë që të hidhen paratë. Se u bënë dy muaj, jo një po dy. Se unë i them që është përfunduar gjithçka e po më pyet pse nuk i lëviz dot. E kupton se ça rrëmuje do shkaktonte po të fliste?/gazeta shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore