Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Afrika e Jugut zbuloi variantin e ri të COVID-19, i Dërguari Special i OBSH: Shtetet u sollën ashpër, veprim i ngutur

Afrika e Jugut zbuloi variantin e ri të COVID-19, i Dërguari Special i

OBSH- I ftuar special ditën e sotme në “Zona Zero”në Top News ka qenë dr. David Nabarro, i Dërguari Special i Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH për COVID 19.

Nabarro ka komunikuar me gazetarin Thimi Samarxhi, mjekun Ilir Alimehmeti dhe shefen e departamentit të epidemiologjisë Silva Bino për variantin e ri të koronavirusit Omicron që duket se po frikëson botën por dhe OBSH.

Nabarro është shprehur se reagimi i shteteve kundrejtë Afrikës së Jugur e cila zbuloi variantin e ri të COVID-19, Omicron ishte shumë i ashpër.  

“Unë kam vënë re se shumë shtete janë të mirë për të qenë transparet, gjithashtu kam vënë re se të tjerë shtet nuk kanë qenë kaq transparent.

Më shqetëson që fakti i të qenëit kaq i hapur dhe transparent si Afraka e Jugut, ka penalizime sepse ka qenë një veprim shumë i ashpër kunderejt këtij vendi. Nuk është ky veprimi i duhur që pritet të bëhet nga shtetet.

Ne si OBSH kemi qenë të hapur dhe duhet të jemi në mbështetje të tyre sepse na kanë dhënë informacione  për variantin e ri.  Ishte një vendim i ngutur ndaj Afrikës së  Jugut”- tha Nabarro./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore