Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, flet Berisha: Nga SPAK s’kam marrë asnjë fletë-thirrje

Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, flet Berisha: Nga SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka marrë fletë-thirrje nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje, është një përpjekje për të mbuluar vjedhjet me inceneratorët dhe çështje të tjera, por si kam shkuar gjer sot do të shkoj gjithmonë, nuk hezitoj kurrë t’i përgjigjem”, tha Berisha.

Kujtojmë se një ditë më parë, tre politikanë midis tyre dy janë deputete aktualë të opozitës dolën para SPAK si persona që duhet të jepnin shpjegime për dosjet nën hetim.

Ish Ministri Fatmir Mediu në cilësinë e deklaruesit u pyet për gati dy orë mbi çështjen e kallëzuar nga Taulant Balla, i cili kërkoi hetime ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe ish-ministrit Arben Imami.

Hetimi i regjistruar për shpërdorim detyre synon të hedhë dritë mbi privatizimin e kompleksit Partizani, dikur në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas tij në SPAK për të njëjtën çështje si deklarues ishte edhe Gazmend Oketa, ish ministër Mbrojtjeje.

Në muajin nëntor mbushen dy vjet nga denoncimi për privatizimin e kompleksit Partizani. Por SPAK thotë se nuk ka vendosur ende se kur do ta thërrasë ish kryeministrin Sali Berisha, si njëri nga personat e kallëzuar në këtë çështje. Kjo e dhënë konfirmohet nga kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja./ TCH

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore