Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A u bë Erion Braçe “kokë turku” i oligarkëve?!

A u bë Erion Braçe “kokë turku” i oligarkëve?!

Tre vite më parë në sallën e ftohtë ku po mbahej Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama gjatë shpalljes së ndryshimeve drastike në qeveri, la për në fund propozimin e tij për postin e  zëvendëskryeministrit, atë Erion Braçes.

Salla e heshtur deri në atë moment shpërtheu në duatrokitje, duke ia ndërprerë fjalën liderit të tyre socialist, si një miratim unanim për këto ndryshime të ndikuara nga protesta e fuqishme e studentëve dhe që trembi jo pak qeverinë socialiste. Një nga detyrat që Braçe kishte ishte edhe adresimi i 8 kërkesave të studentëve si pjesë e "Paktit për Universitetin".

Për tre vite me radhë, pothuajse një mandat të plotë, Braçe do të ishte krahu i djathtë i Ramës. Por Erion Braçe, edhe pse ishte numri dy i qeverisë nuk ngurronte që me postimet e tij të mbante qëndrime të forta duke shenjëstruar ato që rëndom cilësohen si oligarkë. Të tillë ishin edhe qëndrimet në lidhje me ato organizimet “Black Friday” që ndërmerreshin nga qendrat tregtare dhe që ai ankohej se kjo shkaktonte një trafik të rënduar.

‘KJO ËSHTË ÇMENDURI! Po kthehem nga Divjaka dhe, tani, gjendja në rrethrrotullimin e Qendrës Tregtare TEG është kjo! Po e përsëris; Së PARI, KJO Është GRYKESI E LLOJIT TË TREGTARËVE QË SHPIKËN TË PREMTEN E ZEZË E Që ZGJAT PREJ TRE JAVESH; Së DYTI, KJO Është PAPËRGJEGJSHMERI TOTALE E NJEREZVE QE BLERJEN KOT E KANË KTHYER NË ZGJATIM TË TRUPIT! Kjo është arsyeja që Tirana është vatra më e madhe e Covid; Këta njerëz janë arsyeja pse Durrësi, Korça, Shëngjini, Vlora, etj vijojnë të kenë numra të lartë infektimesh! Mungesë respekti më të madhe se kjo ndaj mjekëve, infermierëve në qendra shëndetësore e spitale, farmacistëve, të gjithë punonjëseve publikë të shëndetësisë që prej 9 muajsh rrezikojnë jetën, nuk ka! Sa turp! I kërkoj çdo agjencie ligjzbatuese që është në detyrë, të merret tani me këtë çmenduri në çdo qendër tregtare në Tirane, pa bërë dallim e drejtë duke zbatuar ligjin për të gjithë!”- do të shkruante Braçe krah videos së postuar në nëntor të 2020, duke sulmuar kështu biznesmen Samir Mane.

Postimi i tij më i fundit lidhet pikërisht me sulmet ndaj “oligarkëve”, duke akuzuar lidhjet e pushtetarëve me ta, duke përmendur zona ku janë ngritur sarajet e në zonat e bregdetit pa përmendur emra të ndërtuesve.

“Ta dinte NËNË TEREZA që shenjtërimi i saj, do ishte DITË PUSHIMI PËR SHTETIN e që shërbyesit publik të ZYRAVE do shëlleheshin në Palasë tek NAZURI,  në Jalë tek Çmenduria, në Hamallë tek DALLGA, në Gjirin e Lalëzit tek 7 FSHTRAT E LURËS apo ne sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si SHENJT! ME KëMBË NË TOKË! #Mirëmëngjes e punë të mbarë të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermierë e mjekë në qendrat shendëtësore e spitale!”, shkruan së fundmi ish-zv/kryeministri.

Por jo vetëm kaq, Braçe prej kohësh sulmonte firmën e pallatit që po ndërtonte pranë shtëpisë së tij dhe që nuk pyesnin për orare, madje as për faktin se aty jetonte numri dy i qeverisë.

Erjon Braçe  duket nuk i kishte marrëdhëniet e mira me kryeministrin Edi Rama, dhe kishin një komunikim formal. Kjo ishte edhe arsyeja se pse Braçe preferoi ta bënte publike në rrjetet sociale dorëheqjen e tij nga posti i zv.kryeministrit. Kryeministri Edi Rama nuk e përfshiu Braçen në qeverinë e re, as nuk i dha një post tjetër në Parlament apo në Partinë Socialiste. Braçe thjesht u zgjodh anëtar kryesie nga anëtarët e Asamblesë.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën paraprake që ka zhvilluar me ish-zëvendëskryeministrin Erion Braçe, në lidhje me dorëheqjen e këtij të fundit nga pozicionet ekzekutive.

Rama u shpreh se Braçe i ka thënë se ai nuk do të jetë barra e askujt dhe të mos ketë asnjë shqetësim për të.

“Kemi folur paraprakisht dhe me shumë sinqeritet dhe modesti më ka thënë se unë nuk jam barra e askujt dhe më ka thënë mos ki asnjë shqetësim në raport me mua”, tha Rama.!/ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore