Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A u asfiksuan prej klorit? Flet punonjësi i pishinës së hotelit në Qerret: 4 rusët më kërkuan...

A u asfiksuan prej klorit? Flet punonjësi i pishinës së hotelit

Është zbardhur dëshmia e punonjësit të pishinës në hotel "Gloria" në Qerret ku u gjetën të vdekur katër turistë rusë.

Ai ka deklaruar se turistët i kishin kërkuar hotelit që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin kur të ktheheshin nga Maqedonia e Veriut pas një vizite që kishte zgjatur disa orë.

Ndërsa ai ka treguar se më parë e kishte larë pishinën me klor që të dezinfektohej më mirë.

"Pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin pasi të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoni të Veriut. Në orët e para të mëngjesit të së premtes kam larë pishinën, zbrazur gjithë ujin dhe e kam larë me furçë, kam përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e kam bërë gati, që ta përdornin turistët," u shpreh ai.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbulojë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje. 

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore