Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A të duhet shkolla në Shqipëri? Eksperti tregon pse papunësia është më e ulët te ata me arsim 9-vjeçar

A të duhet shkolla në Shqipëri? Eksperti tregon pse

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me ata që kanë vetëm arsim 8-9 vjeçar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë për personat që kanë mbaruar vetëm 8-9 vjeçaren është më e ulëta nga gjithë të tjerët, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Për meshkujt me arsim 8-9 vjeçar, norma e papunësisë në fund të tremujorit të tretë 2020 ishte 9.2%, ndërsa për femrat 9.5%. madje për meshkujt ka pasur një ulje të kësaj norme gjatë kohës së pandemisë, nga 9.4% të regjistruar në tremujorin e tretë 2019.

Ndërsa për femrat është rritur ndjeshëm, në krahasim me 7.3%, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

I ftuar në “Wake Up”, eksperti i tregut të punës, Kosta Barjaba tregoi edhe arsyet pse ndodh një fenomen i tillë.

“Problemi është se çfarë shkolle na duhet dhe çfarë përmbajtje duhet të ketë shkollimi që marrim. Padyshim që shkollimi është një ndër instrumentet bazë të ndryshimit të jetës së gjithsecilit.

Shifrat se qytetarët me arsim 8-vjeçar kanë nivel më të ulët papunësie janë të vërteta, por duhet të kemi parasysh rrethanat në të cilat është bërë kjo matje.

Aktualisht ekonomia e vendit është rrudhur dhe mjaft sektorë janë kufizuar në aktivitetin e tyre dhe sektorët ku veprimtari prodhuese zhvillohet jashtë në terren siç është ndërtimit dhe bujqësia, janë prekur më pak nga pandemia. Një pjesë e mirë e njerëzve me arsim 8-vjeçar janë në këta sektorë.

Një rrethanë që duhet të kemi parasysh tjetër, është se një pjesë e mirë e atyre që janë me arsim 8-vjeçar janë prindër fëmijësh, kryefamiljarë dhe nuk e kanë luksin të zgjedhin punën dhe punësohen pikërisht në këta sektorë.

Pjesa e re, moshat e reja që janë me arsim 8-vjeçar nuk janë shumë aktiv në tregun e punës dhe INSTAT mat ata që janë në proces dhe kërkojnë punë.

Pra, janë një kategori njerëzish të dekurajuar që nuk kanë interesin për të kërkuar punë. Ata nuk paraqiten për punë dhe nuk regjistrohen as si të papunë, ndaj duket sikur janë më të paktë”, sqaroi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore