Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“A nuk jam i bukur si Sinani”, bashkëshortja zbulon si nisi sherri për këngëtarin e njohur: Mora thikën të vrisja veten (FOTO)

“A nuk jam i bukur si Sinani”, bashkëshortja zbulon si nisi

Më datën 1 janar ndodhi një ngjarje e rëndë në Sauk të vjetër. Ajo që u mendua një darkë e gëzueshme familjare, u kthye në sherr. Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten e tij, Liljana, po darkonin te familja e kësaj të fundit me prindërit dhe vëllain.

Shkak i nisjes se konfliktit ishte një skene nga televizori. Televizori ishte i fiksuar te një këngë e Sinan Hoxhes, ndërsa Saimiri e ndryshoi kanalin. Liljana iu përgjigj “se pse e beri”.

Bashkëshorti i kërkoi llogari se pse e tha diçka të tillë. E mori për të pirë cigare dhe i tha se ajo “kishte pëlqim ndaj Sinanit, nuk i dukej ai, po aq i bukur sa Sinani”. Bashkëshorti nisi me ofendime të ndyra ndaj gruas.

Situata degradoi, pasi në një moment Liljana mori thikën dhe donte të vriste veten. Saimiri u mundua t’ia hiqte nga dora dhe aty u plagos dhe babai i saj në dorë  kur donte t’i ndante. Liljana e denoncoi dhe policia bëri arrestimin e tij.

“A nuk jam i bukur si Sinani”, bashkëshortja zbulon si nisi

Liljana ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se si ka nisur i gjithë sherri. Ajo tha se Saimiri nuk ka therë babanë e saj, por gjithçka ndodhi kur ajo tentoi të vriste veten.

“Dhunë nuk ka patur, por nga një konflikt. Mora thikën të vrisja veten, e nuk më lejuan prindërit dhe vëllai së bashku me Saimirin. Ai e tërhoqi thikën por nuk e ka therë babain tim me dashje”, tha 25-vjeçarja.

“A nuk jam i bukur si Sinani”, bashkëshortja zbulon si nisi

Sipas saj, bashkëshorti i saj është xheloz për çdo njeri. “Vetëm se i thashë mos lëviz televizorin, ishte muzikë popullore, jo se e pashë se kush ishte. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Më mori më vete e më tha ‘a nuk jam i bukur si ai’. Gjithashtu nuk jemi zënë për Anën e “Për’puthen”. Ne thjesht po shikonim emisionin kur ai tha ‘jam i ri e mund të shoh prapë  femra’, por nuk iu referua Anës”, tregoi ajo.

Liljana tregoi se e ka denoncuar edhe herë të tjera Saimirin, pasi ai ushtron dhunë ndaj saj që në vitin 2011.

“Nga viti 2011 kur kam lindur djalin e madh e deri më sot ka dhunuar. E kam denoncuar edhe herë të tjera. Në shkurt apo mars të vitit 2020 e kam denoncuar Saimirin për dhunë, por për shkak të fëmijëve thashë kam bërë denoncim të rremë se nuk doja të përfundonte në burg. Ai ka bërë 7 muaj burg. Ndaj djalit të madh ka patur dhunë, ndërsa ndaj djalit të vogël jo. Ndoshta se nuk e ka rritur djalin, pasi e kam rritur te prindërit e mi. Sepse ika nga ai për shkak të dhunës”, tha Liljana.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore