Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A na merr det Greqia? Gazetari zbulon ishullin problematik: Do na vinin deri në Sarandë! Ja pse reagoi Turqia

A na merr det Greqia? Gazetari zbulon ishullin problematik: Do na vinin deri

Gazetari Ferdinand Dervishi, deklaroi nga studio e OPEN se marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur ashtu si marrëveshja e vitit 2009 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Dërvishit, marrëveshja e re e Detit mes Greqisë dhe Shqipërisë do të bëhet vetëm përmes një pale të tretë ose një gjykate Ndërkombëtare.

Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese."

Ferdinand Dervishi, thotë se gjithë çështja qëndron tek një ishull i vogël i quajtur Baketa. Sipas tij, njohja e këtij ishulli fare të vogël bën që Shqipëria të humbasë shumë milje detare, pasi baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Baketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Baketa të ketë efekt të plotë,se do na vinin deri në Sarandë.”

Ai tha më tej se kjo bëri që Turqia të reagonte për të mos lejuar krijimin e një precedenti që më pas do të përdorej nga Greqia dhe në diskutimet për vendosjen e një kufiri detar mes tyre, ku ishujt e shumtë do të bënin që pala turke të humbiste hapësirë detare.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore