Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A ka shqiptarë të vdekur nga tërmeti në Turqi? Reagon ministrja Olta Xhaçka: Në këtë moment...

A ka shqiptarë të vdekur nga tërmeti në Turqi? Reagon

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se vendi ynë është i gatshëm të ndihmojmë Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Lutjet  tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë  sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan Xhaçka.

Gjithashtu bazuar në komunikimin me Ambasadën shqiptare në Turqi, që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985

Konsullata e Republikës së  Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore