Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A ka ndërhyrje nga politika? Kryeprokurori Çela: Reforma në drejtësi ka nevojë të kolaudohet, shqetësim...

A ka ndërhyrje nga politika? Kryeprokurori Çela: Reforma në

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela  deklaron se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë. Ai u shpreh se do të punojë me kompetenca të plota sipas frymës së ligjit dhe Kushtetutës, ndërsa garantoi mbështetje maksimale për drejtuesit e prokurorive në rrethe.

“Çdo prokuror që heton, çdo prokuror linje në çdo prokurori të Shqipërisë të ndihet drejtues prokurorie, të ndihet madje edhe Prokuror i Përgjithshëm. Vetëm kështu mund të arrijmë t’i japim përmbajtje reformës, e cila në fakt kërkon sakrifica” tha Çela në emisionin “Ilva Noë” në Euroneës Albania.

Duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në punë e tij, kryeprokurori i Shqipërisë u shpreh se reforma në drejtësi nuk është perfekte, dhe si e tillë shtoi Çela, ajo duhet të kolaudohet.

Sipas tij, aktet nënligjore të nxjerra nga kryeprokurori i Shqipërisë janë garanci për prokurorët për t’i mbajtur jashtë çdo ndikimi, që mund të kenë në punën e tyre.

“Nuk është aspak e lehtë. Atëherë, si çdo reformë, e cila nuk mund të jetë perfekt, dhe kjo reformë le të themi ka nevojë të kolaudohet. Pra, ka nevojë të përfundojë ciklin e saj. Prandaj, edhe nxjerrja e këtyre akteve nënligjore nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe dhënia e sigurisë prokurorëve për të përmbushur me besnikëri totale ndaj ligjit detyrën e tyre, janë elementët e garancisë për t’i mbrojtur ata nga çdo ndërhyrje të mundshme politike apo nga drejtime të tjera”, tha ai. 

Pjesë nga intervista

Çela: Sigurimi i elementit të pavarësisë është parë si garanci e suksesit të reformës dhe tërësia e udhëzimeve që ne kemi nxjerrë tenton të përforcojë këtë pavarësi, ta garantojë atë ndaj çdo ndërhyrjeje të jashtme apo të brendshme, pra qoftë brenda institucionit nga ana e drejtuesve në formë hierarkike apo edhe nga ndikime të caktuara politike, nga bota e biznesit apo nga krimi.

Keni pasur ndërhyrje të tilla?

Patjetër që jo.

Jo?

Po patjetër!

Pse?

Sepse qasja që Prokurori i Përgjithshëm ka në raport me ligjin dhe Kushtetutën duhet të jetë e tillë, që askush të mos tentojë të ndërhyjë në punët e një organi të pavarur. Dhe këtë qasje të cilën unë mendoj se e kam pasur, besoj kjo ka qenë edhe një ndër arsyet kryesore pse nuk ka ndodhur ajo që ju përmendet (ndërhyrjet). Por ajo që unë dua të realizoj përmes asaj çka është brenda mundësive të mia ligjore është që kjo të mos ndodhi as në nivelet më të ulëta as në nivelin e drejtuesve të Prokurorisë dhe as në nivelin e prokurorëve që hetojnë çështjet.

Ne duam të sigurojmë transparencë mes drejtuesve dhe prokurorëve, me qëllim që tu mundësojmë drejtuesve të ruajnë kohezionin Brenda zyrave, mënyrën sesi ato funksionojnë, por ndërkohë tu japim mundësi prokurorëve të jenë të lirë, gjithmonë duke zbatuar ligjin dhe duke pasur përgjegjshmërinë e duhur për të arritur rezultate dhe suksese në hetim.

Ajo që unë mund të bëj si Prokuror i Përgjithshëm në këtë drejtim është të marr të gjitha masat e mundshme që mos të kemi raste të ndërhyrjes së politikës apo të elementëve të tjerë të biznesit apo element të tjerë të jashtëm në procesin e hetimit, në procesin e emërimit të drejtuesve të prokurorisë,  apo transferimit të prokurorëve.

Nqs unë do të arrij të konstatoj se do të ketë ndërhyrje të tilla, patjetër që do të marr të gjitha masat e nevojshme aq sa më lejon ligji për të bërë që çdo prokuror  që heton, çdo prokuror linje në çdo Prokurori të ndihet drejtues prokurorie të ndihet madje edhe Prokuror i Përgjithshëm. Vetëm kështu ne mund të arrijmë të japim përmbajtje reformës e cila në fakt kërkon sakrifica.

Shqetësuese evazioni fiskal dhe pastrimi i parave: Sot janë krijuar në 7 prokuroritë kryesore të vendit seksionet të cilat do të hetojnë në mënyrë specifike krimet financiare pastrimin e patave dhe asetet kriminale. Kjo do të thotë që një pjesë e rëndësishme e luftë ndaj krimit do të bazohet në rezultatet e këtyre prokurorive. Përmes marrëveshjes që kemi arritur me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Financave ne mendojmë se u kemi dhënë instrumentet e duhur prokurorive të japin rezultate në këtë drejtim. Kjo është ajo çfarë mund të bëjë Prokurori i Përgjithshëm.

Unë besoj se ka mjaft punë për të bërë dhe të gjithë jemi koshientë se situate që lidhet me evazionin fiskal në Shqipëri apo me sasinë e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale është shqetësuese. Pra është në dorë të tyre tashmë, për të dhënë rezultate. Është siguruar mbështetja e policisë, është siguruar mbështetja e Ministrisë së Financave e drejtorisë së Tatimeve Doganave e agjencive tjera që të koordinojnë punën e të japin rezultate konkrete, që mund të jenë pjesë e punës më pas edhe të prokurorisë së Posaçme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore