
A janë zhgënjyer votuesit nga tërheqja e tij nga gara? Ilir Alimehmeti zbulon si erdhi propozimi për primaret për Bashkinë Tiranë
Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli në lidhje me garën e primareve për Bashkinë e Tiranës.
Alimehmeti tregoi se si e mori vendimin që të ishte pjesë e kësaj gare dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë votuar.
Mjeku gjithashtu u shpreh se nuk e quan tërheqje, vendimin për të mos qenë pjesë e garës së 14 majit. Ai shtoi se do vijojë që të mbështesë plotësisht Belind Këlliçin.
“Kur sheh se shumë gjëra nuk shkojnë, duhet të bësh diçka. Vetë fjala bashki do të thotë se vjen nga bashkësia. Ta harrojmë që gjërat ndryshojnë duke qenë pasiv në shtëpi, duhet të çohesh e ta bësh vetë, kuptohet me mundësitë që ka gjithkush”, tha Alimehmeti.
Ky i fundit u shpreh se PD hyri në një proces të ri, të primareve dhe se Bashkia është e vetmja formë demokratike që kemi.
“Ishte një primare dhe gara tjetër është më 14 maj. Zgjati rreth 3 javë procesi i primareve. Të paktën në Tiranë. Ishte mundësi të kishte figura të reja si në Tiranë apo edhe në qytete të tjera.
Ishte një proces i gjatë. Unë isha i propozuar nga struktura në masë të madhe. Të parat ishin strukturat. Mbledhjet bëhen të rregullta. Teksa tregohej se çfarë janë primaret, vjen edhe propozimi”, tha Alimehmeti.
I pyetur nëse janë zhgënjyer personat që e kanë votuar në lidhje me vendimin e tij për t’u tërhequr, mjeku i njohur u shpreh:
“Një falënderim i madh që më mbështetën, që erdhën më votuan. 8600 vetë erdhën për të votuar atë ditë dhe 2900 më votuan mua.
Pavarësisht këtij numri që nuk është i vogël, 26 për qind e tyre pati këtë preferencë. Vihet re dëshira për ndryshim. Përtej këtij pragu, ka më shumë që duan ndryshim, për ndryshim për mirë.
Nuk besoj se ka humbur besimi i demokratëve. U them mos u besoni sondazheve online, kërkohet një impenjim më i madh.
E dyta, dy figurat e tjera janë politikanë të regjur, figura drejtuese. Po të mblidhni votat e tyre, diferenca mes tyre është e madhe. Ne ishim përballë një balotazhi matematikor, por jo politik”.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




