Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A është më shumë se 5 milionë euro pasuria e deklaruar e familjes Berisha?!

A është më shumë se 5 milionë euro pasuria e deklaruar

Sali Berisha nuk është biznesmen, por zotëron prona dhe para cash më shumë se disa nga njerëzit më të pasur në Shqipëri. Familja e ish-kryeministrit miliarder ka 'ngulur thonjtë' në disa nga zonat më të lakmueshme të vendit, duke ngritur një perandori të vërtetë financiare. Ata disponojnë një vilë miliona euro në Gjirin e Lalzit, një vilë vanitoze në Farkë, disa pallate me vlerë 20 milionë euro pas Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, një pronë 1.8 milionë euro në Gërdec, zyra tek Liqeni Artificial si dhe dhjetëra apartamente dhe llogari bankare. Një pasuri që kap vlerën e disa milionë eurove.

Edhe pse vetë ish-kryeministri me bashkëshortën e tij deklarojnë të ardhura 'modeste' në llogaritë e tyre personale, skemë për të fshehur pasurinë e vërtetë, ndryshe ndodh me Argitën dhe Shkëlzenin, të cilët posedojnë vila vanitoze, apartamente, makina luksoze dhe llogari të majme bankare.

Mediat kanë ngritur vazhdimisht pyetjen sesi është pasuruar Shkëlzen Berisha, në një kohë që nuk e di askush se çfarë pune ka bërë gjithë këto kohë.

Së fundmi Gazeta SHQIP zbuloi ekskluzivisht se djali i ish-kryeministrit ka blerë edhe një pronë 1.8 milionë euro në Gërdec, duke shtuar edhe më tepër asetet e “perandorisë” së tij.

Por sa është pasuria reale e familjes Berisha?

Sipas raporteve të publikuara gjërësisht në media, “lulzimin ekonomik” Shkëlzen dhe Argita Berisha e njohën kryesisht gjatë 8 viteve që babai i tyre ishte kryeministër i Shqipërisë.

Edhe pse nuk kanë ndonjë biznes që realisht mund t’i justifikojë, fëmijët e ish-kryeministrit raportohet se posedojnë vila në Farkë, rezidencë në Gjirin e Lalzit, zyra tek Liqeni Artificial, dhjetëra apartamente në Tiranë, si dhe dhjetëra llogari bankare.

Vetëm gjatë vitit 2018, dy fëmijët e ish-kryeministrit kanë fituar 14 848 921 lekë ose 120 mijë euro.

Shkëlzen Berisha lëvizje miliona euro

2018-ta ka qenë më i mbarë kryesisht për Shkëlzenin, të ardhurat e të cilit janë 10 031 228 lekë ose rreth 81 mijë euro.

Nuk kanë munguar fitimet e majme as në 2017, ku Shkëlzen Berisha deklaronte 3 000 000 të ardhura nga konsulenca dhe 959 784 lekë nga punësimi pranë shoqërisë Albanian legal Company. Ndërkaq, në vitin 2016, Shkëlzeni ka deklaruar 600 mijë euro të ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme që në 2015, 47 956 euro të ardhura nga qiratë, 3 000 000 lekë nga konsulenca juridike dhe të ardhura nga paga 961 956 lekë. Në vitin 2015, Shkëlzeni deklaronte 210 mijë euro të ardhura nga ndërmjetësimi, 47 956 euro nga qiratë, 759 789 nga punësimi dhe 1 000 000 nga konsulenca Juridike.

Nëse do të bënim një përmbledhje të të ardhurave në 4 vitet e fundit, raportohet se Shkëlzen Berisha ka të paktën 1 milion euro fitim.

Së fundmi, Shkëlzen Berisha bleu edhe një pronë 1.8 milionë euro në Gërdec, pasuria e tij kapërcen disa milionë euro.

Argita pasurohet nga qiratë

Krizat financiare që ka prekur vendin, nuk kanë ndikuar as tek pasuria e Argita Malltezit, e cila sa vjen dhe rritet nga viti në vit. Qiratë ‘po mbajnë’ vajzën e ish-kryeministrit, duke konfirmuar se ajo zotëron pasuri të paluajtshme në mënyrë të konsiderueshme.

Vetëm gjatë 2018, Argita Malltezi ka fituar 7 098 920 lekë gjatë vitit 2018, ku 28 829 euro ose rreth 3 500 000 lekë vetëm nga qiratë.

Më parë, Argita ka deklaruar garazh në Rr. "Lidhja e Prizrenit" shitur për 45 424 euro, apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi, apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë, shtesa anësore e pallatit, 60 m2, apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë, apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë, dyqan 33 metra katrorë, gjysmë vile në Gjiri i Lalzit 56 mijë euro, tokë tre mijë metra2, apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro, apartament 200 m2, vlera 100 mijë euro etj.

A është më shumë se 5 milionë euro pasuria e deklaruar

Dhëndri miliarder

Shifra të çmendura të pasurisë ka raportuar edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi. Ambientalisti-betonizues zotëron një vilë vanitoze në Gjirin e Lalzit dhe një kompleks pallatesh.

Gazeta SHQIP zbuloi pak kohë më parë se dhëndri miliarder zotëron 17 pallate, tek zona e ish kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit.

Kompeksi kap vlerën e 20 milionë eurove dhe u ndërtua pas grabitjes së fushës së futbollit.

Ish-kryeministri miliarder, që u pasurua përmes politikës, ka bërë një sy qorr për pasuritë e paimagjinueshme të famijëve të tij, ndërsa nuk lë gjë pa denoncuar dhe shpifur përmes "qytetarit të tij digjital". Së fundmi familja kryeministrore po tenton të futet edhe në tregun mediatik, duke investuar shuma të mëdha, burime i të cilave mbetet i dyshimtë.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore