
A është gati Rama të dalë para autoriteteve amerikane? Balla flet për çështjen "McGonigal": Skizofreni opozitare, turp që...
Taulant Balla i ftuar në një lidhje Skype ditën e sotme me emisionin “Zona Zero” në Top News, foli për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe takimin e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Nuk ka lidhje as me Ramën as me PS-në. Është kthyer në skizofreni opozitare, ky është një turp i atyre që e trumbetojnë. Zyrtarët takojnë zyrtarë të shumë vendeve. Ai është takuar edhe me udhëheqës të vendeve të tjera, Gjermani e Austri dhe ky debat nuk bëhet në asnjë vend”.
Aty përmendet Edi Rama...
Po, sepse është kryeministër i Shqipërisë. Kushdo që të ishte kryeministër dhe t’i kërkohej takim me një zyrtar të këtij niveli, do dilte ta priste. Biseda u bë vetë publike nga kryeministri vite më parë. Kishte të bentë me marrjen e eksperiencave në luftën kundër korrupsionit. Në vijim të atij komunikimi çdo gjë është bërë publike, nuk kishte gjë të fshehtë nga ai takim.
Opozita thotë që këto para janë përdorur për të shkatërruar opozitën
Saliu po dëgjoi fjalën para, elektrizohet se i do shumë ato. Por nuk ka asnjë lloj lidhje, publiku është njohur me të gjitha dokumentet që s’ka asnjë lidhje mes takimeve në Shqipëri me pagesat për të cilat akuzohet zotëria. Ai akuzohet për pagesa nga persona që s’kanë lidhje me qeverinë shqiptare. Pagesat nuk korrespondojnë fare me kohën e tij të ardhur në Shqipëri.
A është gati Rama të dalë para autoriteteve amerikane?
E para të gjitha takimet janë bërë publike të kryeministrit Rama, tashmë dosja është në Gjykatë, le të ja lëmë vendimmarrjen gjykatës amerikane dhe ne të mos marrim përsipër të bëjmë gjyqtarin e distriktit të Nju Jorkut.

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >





“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >
