Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A duhet të vaksinohen qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin? Mjeku tregon studimin në SHBA

A duhet të vaksinohen qytetarët që e kanë kaluar

A nevojitet apo jo vaksinimi i personave që tashmë e kanë kaluar në mënyrë natyrore infeksionin e COVID-19? Kjo është pyetja që shtrojnë shumë qytetarë, ndërkohë që në botë vijon vaksinimi masiv i popullsisë.

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar rezultatet e një studimi të realizuar në SHBA.

" Një studim shumë i detajuar dhe me metodologji robuste u krye nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, Ohio – SHBA, e cila është një qendër madhore spitalore me mbi 52.000 të punësuar", shkruan Alimehmeti.

Hulumtuesit studiuan në detaj:

Të gjithë personelin spitalor (52.238 persona), nga të cilët 2.579 persona e kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, dhe 49.659 persona nuk ishin infektuar.

Vaksinimet u kryen mbi: 1.359 (53%) e personave që e kishin kaluar sëmundjen, dhe 22.777 (41%) e personave që nuk ishin infektuar.

Gjetjet kryesore:

Nuk u infektua asnjë person i infektuar më parë, qoftë i vaksinuar apo i pavaksinuar. U infektuan 2.139 persona të painfektuar më parë dhe të pavaksinuar (99.3%). U infektuan 15 persona të painfektuar më parë dhe të vaksinuar (0.7%).

Efektiviteti i vaksinimit:

Ndër të infektuarit më parë, vaksinimi nuk luajti asnjë rol. Ndër të painfektuarit më parë, vaksinimi pati një efektivitet 96.9%.

Autorët diskutojnë se:

Është e arsyeshme të pritet që imuniteti i fituar nga infektimi natyror ofron mbrojtje efektive kundër infektimeve të ardhshme me SARS-CoV-2. Në vetvete, pasiguria mbi kohëzgjatjen e imunitetit mbrojtës të ofruar nga infektimi natyror nuk është argument i vlefshëm për vaksinimin e personave të infektuar më parë.

Ky studim ofron evidencë të drejtpërdrejtë se VAKSINIMI ME VAKSINAT MË TË MIRA TREG NUK OFRON MBROJTJE SHTESË PËR PERSONAT E INFEKTUAR MË PARË.

Përfundimi i autorëve:

Individët që kanë pësuar infektim simptomatik nga SARS-CoV-2 të konfirmuar nga një laborator i besueshëm nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID-19, dhe Vaksinat mund të prioritizohen në mënyrë të sigurt për t’u përdorur nga kush nuk është infektuar më parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore