Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A do të shtohen masat pas rritjes së infektimeve? Rama: Po presim një sugjerim nga ekspertët

A do të shtohen masat pas rritjes së infektimeve? Rama: Po presim

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u pyet edhe në lidhje me situatën në vend për shkak të Covid-19. Për sa i përket shtrëngimit të masave, Rama deklaroi se kjo vendoset nga Komiteti i Ekspertëve dhe jo nga ai.

“Po presim një sugjerim nga ekspertët dhe pastaj do të bëjmë atë që duhet që të merremi vesh me partitë e tjera për të vendosur rregulla të përbashkëta në shërbim të shëndetit.

Do të përpiqemi që partitë politike të zhvillojnë një aktivitet zgjedhor normal brenda kuadrit jo normal ku po jetojmë. Për masat shtohen apo pakësohen nuk vendos unë, por vendos komuniteti teknik i ekspertëve”, deklaroi kryeministri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore