
A do të pranojë postin e nënkryetarit nëse fiton Belind Këlliçi? Mjeku i njohur: E mbështes PD-në me mish, gjak e me zemër
Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, ka thënë sot në emisionin “Wake Up” se do vazhdojë që të mbështesë Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale, pavarësisht se pak ditë më parë u tërhoq nga gara.
I pyetur se sa mundësi ka Belind Këlliçi të fitojë Bashkinë e Tiranës, mjeku i njohur u përgjigj:
“Do e analizojmë këtë, jo vetëm nga sondazhet. Sondazhet online për zgjedhjet lokale nuk janë ndonjë gjë të madhe, pasi aty votojnë nga qytete të ndryshme, edhe nga jashtë, por duhet të votojnë vetëm ata që jetojnë e votojnë në Tiranë. Sondazh sy më sy them unë, jo online”.
Më pas Ilir Alimehmeti u pyet në lidhje me ofertën që i bëri Këlliçi në momentin që ai u tërhoq nga gara. Këlliçi u shpreh se kur të fitonte Bashkinë e Tiranës, do ta merrte nënkryetar.
Mjeku u shpreh se është një ofertë bujare dhe fisnike, por ai i merr gjërat hap pas hapi.
“Jemi në një moment që mbaruan primaret. Nga pikëpamja personale nuk kam ndonjë lloj grishje për të pasur poste. Nuk është për një karrierë politike, por për ti shërbyer popullit. Nga ana politike dua që PD të fitojë zgjedhjet. Unë do e mbështes me mish, me gjak e me zemër që ë fitojë Partia Demokratike”, vijoi Ilir Alimehmeti.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




