
A do të kandidojnë Bushati, Xhafaj dhe Sandër Lleshaj? Rama lë engimë fatin e ish-ministrave
Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nëse do të kandidojnë ish-ministrat e qeverisë, si Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj dhe Ditmir Bushati.
Tashmë një pjesë e tyre kanë qenë edhe kritikë ndaj qeverisë Rama pas largimit nga postet e tyre ministrore. Por kryeministri Rama, i cili është edhe drejtuesi i Partisë Socialiste e ka lënë engimë fatin e ish-ministrave.
“Të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi, drejtuesit e qarqeve kanë dhe përgjegjësinë të bëjnë draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe më pas kjo listë do të miratohet nga kryesia e PS-së. unë pres prezantimin e të gjithë kryetarëve të qarqeve dhe më pas të bëhet dhe miratimi”, është shprehur Rama.
Ish-ministri Fatmir Xhafaj është më tepër aktiv në takimet e socialistëve. Puna e tij është përqendruar në njësinë 10 të Tiranës, ku ka qenë edhe deputet i zonës. Ai është shfaqur edhe në takimet elektorale që drejtuesi i shtabit politik, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar. Ndërsa Lleshaj e Bushati nuk janë parë në takimet e fundit elektorale të PS-së./ Gazeta Shqip








Sondazhi në Top Channel/ Ramën apo Bashën, kë duan kryeministër shqiptarët?
Historia e plotë >
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >