
A do ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e sotme
Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.
Sipas MeteoAlb, më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celsius deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë Kosovën, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat perëndimore.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. Paraditja në MV do të sjelli alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtoj vranësirat në vend duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu pjesërisht në zonat perëndimore.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Jugore në një pjesë të mirë të saj do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe herë pas here priten edhe rrebeshe. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm paraqitet Skandinavia dhe Lindja e kontinentit, ku do të kenë vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Ndërsa pjesërisht Evropa qendrore dhe ajo Jugperëndimore do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
