Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

A do kemi arrestime? Yuri Kim flet për "peshqit e mëdhenj": Ju mbështesim, por është vendi juaj

A do kemi arrestime? Yuri Kim flet për "peshqit e mëdhenj":

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi në News24 se reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate.

E pyetur në lidhje me çështjen e shumëpërfolur nga paraardhësi i saj (Donald Lu) për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

"E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor. Shtetet e Bashkuara nuk janë sistemi gjyqësor. Dhe nëse këmbëngulni se jemi, e keni keqkuptuar projektin. Ne do t’ju mbështesim gjithmonë me gjithçka kemi. Por në fund të ditës, është vendi juaj", tha Yuri Kim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore