
800 mijë euro grabitje në Valencia të Spanjës/ Kapen 7 shqiptarët e tmerrshëm
Garda Civile në Spanjë ka çmontuar një bandë kriminale me origjinë shqiptare e cila akuzohet për 40 grabitje me vlerë 800,000 euro.
Mediat spanjolle raportojnë se shtatë shtetasit shqiptarë që janë arrestuar e kishin bazën në Gandia, në qytetin e Valencias dhe fokusin e tyre të "punës" e kishin te shtëpitë e banuara në provinca të ndryshme spanjolle.
Operacioni 'Rovisa' filloi marsin e kaluar kur u kryen disa grabitje në banesa në provincën e Salamancas që shkaktuan alarm të madh social tek qytetarët. Agjentët e Gardës Civile dyshuan se autorët e tyre mund të ishin të njëjtët që kishin kryer sulme të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit.
Gjatë hetimeve u zbulua se disa nga autorët e dyshuar me origjinë shqiptare përdorën aeroportin e Lisbonës për të hyrë dhe dalë nga Spanja për në vendin e tyre dhe për të vështirësuar punën e agjentëve të Gardës Civile. Për këtë arsye u kërkua mbështetja e policisë portugeze dhe grupit të punës të policisë shqiptare. Të gjithë agjentët u koordinuan nga agjencia evropiane e policisë Europol, në kuadër të platformës evropiane kundër kërcënimeve kriminale EMPACT OPC.
Shqiptarët me kalimin e muajve ishin bërë ekspertë në "punën" e tyre dhe kishin kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Gandía. Ata udhëtonin edhe në vende të ndryshme të Spanjës për të kryer vjedhje. Drejtuesit e grupit i ndryshonin emrat rregullisht në vendin e tyre të origjinës, ndërsa disa prej tyre kishin deri në tre emra dhe identifikime të ndryshme për ta bërë më të vështirë punën për Gardën Civile.
Gjithashtu, shqiptarët shmangnin përdorimin e telefonisë celulare për komunikimet e tyre duke përdorur radio dhe përdornin targa të falsifikuara si masa sigurie për të mos u zbuluar. Garda Civile pas arrestimit të shtatë shtetasve shqiptarë ka kryer kontrolle në shtëpi në Madrid dhe Valencia. Në to u arrestuan shtatë anëtarë të grupit dhe u sekuestruan një sasi e madhe bizhuteri, para, teknologji dhe materiale të ndryshme të përdorura për kryerjen e grabitjeve në provincat Salamanca, Valladolid, León, Palencia, La Rioja, Navarra dhe Zaragoza.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




