Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"7 shqiptarë investuan 1 mld $ në Dubai"/ Artan Hoxha: Njerëz që gjithë jetën i kam parë të armatosur, atje as çakmak s'kishin

"7 shqiptarë investuan 1 mld $ në Dubai"/ Artan Hoxha:

Artan Hoxha ku ka folur për shqiptarët që jetojnë në Dubai dhe investojnë aty qindra milionë dollarë, para të siguruara nga trafiqe dhe krimi i organizuar.

Artan Hoxha tha se çdo tentativë e Shqipërisë për të ekstraduar persona që gjenden në Dubai kanë rezultuar të dështuara. Ndërsa tregoi se çfarë ka parë me sytë e tij në momentin që ka shkuar në Dubai, duke u përballur vetëm me bossat e krimit. 

Sipas tij, vetëm 7 shqiptarë kishin investuar në Dubai mbi një miliard dollarë.

"Në Dubai më bëri përshtypje që në një lokal mund të gjeje anëtarë të grupeve rivale që në Shqipëri mund t'i kenë vrarë dhjetra veta njëri-tjetrit. Atje nuk kanë ç'bëjnë. Njerëz që gjithë jetën i kam parë të armatosur, atje as çakmak nuk kishin. Këta që ishin në Dubai, asnjë nuk përdorte kartë. Të gjithë cash dhe me sasi të mëdha. I kishin cash, nuk kishin as ku ti prishnin se nuk kishte as kazino. Më tha njëri në Ekuador, ne kemi dy mundësi për paratë se nuk kemi ku t'i çojmë; ose në Dubai, ose ti sjellim në Shqipëri dhe t'ua japim oligarkëve shqiptarë. Por është problemi që këta të sulin shtetin dhe ti marrin,"-tha në fjalën e tij Artan Hoxha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore