Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

500 të helmuar në Krujë nga uji/ Rama 'hedh fajin' tek drejtuesit e ujësjellësit

500 të helmuar në Krujë nga uji/ Rama 'hedh fajin' tek

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e sotme për helmimin masiv të qytetarëve të Krujës, që dyshohet të ketë ardhur nga ndotja e ujit të pijshëm.

Rama e kaloi fajin tek drejtuesit e ujësjellësit të Krujës, teksa u shpreh se qeveria ka bërë investimin për ndërtimin e ujësjellësit, ndërsa cilësinë e ujit e garantojnë drejtuesit e ujësjellësit.

"Sipas jush nuk duhej ujësjesllësi i ri apo ujësjellësi i ri ka sjellë këtë probl? Janë dy gjëra të ndryshme. Të ndërtosh një ujësjellës dhe të cosh ujë në shpia dhe të sigurosh që uji është në të gjitha parametrat është gjë tjetër.  

Qeveria ka bërë investimin për ndërtimin e ujësjellësit. Vetë ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është në hetim administrativ. Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të rrugës së re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Nuk kanë lidhje," tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore