Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

50 mijë euro për vrasjen/ Kush është ndërmjetësi në ekzekutimin e biznesmenit, kushëriri i Nazime Vishës që vrau përndjekësin e saj

50 mijë euro për vrasjen/ Kush është ndërmjetësi

Mes të arrestuarve për ekzekutimin e biznesmenit 66-vjeçar nga Berati, Behar Sofia, është edhe Xhuljano Visha, i cili kishte luajtur rolin e ndërmjetësit në vrasje.

Mësohet se Visha kishte telefonuar autorin e krimit, Ernejt Shyti, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për vrasjen e Sofisë.

Por, kush është Xhuljano Visha?

Emri i tij është i njohur për policinë, pasi është dënuar më parë për vjedhje.

Por sipas Balkanweb, Xhuljano Visha është djali i xhaxhait të Nazime Vishës, ku kjo e fundit vrau abuzuesin e saj.

Nazime Visha, e lindur në Zall Bastar më 3 mars 1994, e qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013.

Ajo e vrau babanë e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte me të. Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes.

Ajo kishte zbrazur ndaj burrit që e kishte përdhunuar prej moshës 14 –vjeçare plot një breshëri kallashnikovi. Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg. Kreu dënimin prej 4 vjetësh dhe u fal nga Presidenti i Republikës, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.

50 mijë euro për vrasjen/ Kush është ndërmjetësi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore