Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

48-vjeçari u arrestua! Një tjetër qytetar heq flamurin turk në Gjirin e Lalëzit (VIDEO)

48-vjeçari u arrestua! Një tjetër qytetar heq flamurin turk

Një tjetër qytetar shqiptar ka hequr flamurin turk në kullën e rojës bregdetare në Gjirin e Lalëzit. Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi një 48-vjeçar u vu në pranga pasi bëri të njëjtin veprim. I revoltuar për arrestimin e bashkëqytetarit, personi që quhet Mandi, ka hipur në kullën e rojes bregdetare dhe e ka hequr flamurin turk që ndodhet aty bashkë me atë të Shqipërisë e Kosovës.

Mandi filmohet nga familjarët e tij të cilët e duartrokasin për veprimin e bërë.

“Bravo Mandi, për mendimin tonë, ai flamur aty është i tepërt,”- dëgjohet të thonë ata në video.

Më herët, një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi bëri të njëjtin veprim. 48-vjeçari i identifikuar me iniciale Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë, hodhi në rrjetet sociale një video ku shihej teksa hiqte flamurin turk dhe policia e shpalli në kërkim. Më pas e prangosi. Ai akuzohet për veprat penale: "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore