Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

4 raste të reja me Covid-19 në Bulqizë, u merren tampona 5 familjeve që patën kontakt me të afërmit e mjekut

4 raste të reja me Covid-19 në Bulqizë, u merren tampona 5

Në qytetin e Bulqizës janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit. Të prekurit ishin familjarë të mjekut epidemiolog Afrim Sula, i cili rezultoi i infektuar me koronavirus para 4-ditësh.

Së fundmi, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë pohojnë që edhe 5 familje të tjera në Zerqan, gjatë ditës së sotme u janë marrë tampona dhe janë karantinuar, për shkak të kontakteve, me persona të infektuar të familjes së mjekut, ku dhe pritet përgjigjja e analizave nëse janë të infektuar apo jo.

Nga ana tjetër, mjeku epidemiolog, pas karantinimit në shtëpi u dërgua mbrëmë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e tij erdhi duke u rënduar. /Top Channel/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore