Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

350 euro për kalimin të kufirit/ Fusnin sirianët në bagazhin e makinës, kapen shqiptarët

350 euro për kalimin të kufirit/ Fusnin sirianët në bagazhin

Tre shqiptarë janë arrestuar nga SHÇBA, pasi akuzohen për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Policia njofton se këta shtetas janë kapur duke transportuar 8 shtetas sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person, ndërsa emigrantët janë gjetur në bagazhin e makinave.

Raportohet se në cilësinë e provave materiale u sekustruan 5 aparate celulari, 3 automjete, 1 tabelë sinjalizuese,1 palë targa franceze dhe sende të tjera.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan-Korçë arrestoi 3 shtetas të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Elbasan-Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë si dhe në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në kuadër të procedimit penal për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, finalizoi me sukses operacionin “Lugina”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

– A. L., 49 vjeç;

– E. Ç., 53 vjeçe;

– S. Q., 46 vjeçe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale. Dje rreth orës 12:20 në aksin rrugor Bilisht – Korçë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta shetas janë kapur duke transportuar 8 shtetas sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person.

Në momentin e arrestimit këta shtetas kanë tentuar të largohen me forcë duke mos ju bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Transportin e kryenin me automjetet autoveturë, Audi me targë AB 589 CM, Renault me targë AB 312 CF dhe Mercedes Benz me targë AA 666 CR. Me qëllim për tju shmangur kontrolleve të policisë, shtetasit e huaj nga Lindja e Mesme i kishin fshehur në bagazhet e autoveturave.

Në cilësinë e provave materiale u sekustruan 5 aparate celulari, 3 automjete, 1 tabelë sinjalizuese,1 palë targa franceze dhe sende të tjera.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për Kalim të paligjshëm te kufijve”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal po vazhdojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore