Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

33% e shqiptarëve i besuan ‘Google’ për problemet shëndetësore/ Specialisti: Roli i mjekëve është i pazëvendësueshëm

33% e shqiptarëve i besuan ‘Google’ për problemet

Gjithnjë e më shumë njerëzit po e përdorin internetin edhe për t’u mjekuar. Nuk janë të pakta rastet që për simptoma të ndryshme në organizëm t’i drejtohemi Google-it, apo të lexojmë deri tek komentet e lajmeve të ndryshme nëpër portale.

Madje interesimi ka qenë edhe më i madh gjatë këtij viti pandemie, ku të gjithë dashje pa dashje kemi qenë të lidhur me internetin. Por të dhënat e 2020 që vijnë nga Eurostat  33% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç e përdorën internetin për të kërkuar në Google informacione që u takojnë çështjeve të shëndetit.

Por, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, Shqipëria dhe disa vende të tjera të rajonit, si Bosnja, Rumania dhe Bullgaria kishin përqindje të ulëta të kërkimeve në internet për shëndetin.

Një në dy shtetas të BE-së (55%) të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin kërkuar informacione shëndetësore në internet në lidhje me dëmtime të ndryshme, sëmundje, ushqimin, përmirësimin e shëndetit dhe të tjera informacione që lidheshin me kujdesin për shëndetin.

Për më tepër, 20% e qytetarëve të BE-së raportuan se caktuan takime në internet për seanca terapie fizike dhe të tjera. Gjatë dekadës së fundit, pjesa e individëve që kërkojnë informacion shëndetësor në internet është rritur në shumicën dërrmuese të vendeve në Evropë.

I ftuar sot në ”Wake Up”, specialisti i Shëndetit Publik dhe pedagogu Indrit Seferi theksoi fort se rolin e mjekut nuk duhet ta zëvendësojë askush, aq më tepër Google.

“Në rolin e specialistit, ne asnjëherë nuk flasim me absolutizëm për po, apo për jo, por fillojmë i shikojmë të ndara në vektorë, të gjithë faktorët dhe variablat duke i marrë në shqyrtim.

Patjetër, hulumtimi nëpërmjet Google të individëve për sa i përket aspekteve të shëndetit, ka anë pozitive, por ka edhe anë negative.

Anët pozitive mund të jenë ajo çka një individ përballet me një të panjohur ose një ndryshim në aspektin e shëndetit apo gjendjes së tij. Patjetër, momenti i parë kur ti vë re se ka diçka në organizmin tënd që nuk shkon, është frika.

Kjo frikë, në momentin e parë kur ti fillon dhe hulumton dhe shikon, të krijon një gjendje relaksi, sepse mbështetesh diku dhe fillon të kuptosh se çfarë mund të ketë ndodhur me shëndetin tënd.

Mirëpo, kjo nuk është metoda më e mirë le të themi, pasi një individ që ka një problem shëndetësor, gjëja e parë që duhet të bëjë, është të komunikojë me mjekun e familjes.

Roli mjaft i rëndësishëm i mjekut dhe problemet shëndetësore, nuk i zgjidhim dot nëpërmjet Google”, theksoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore