Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

26-vjeçari i rrezikshëm nuk i bindet policisë, thyen "arrestin në shtëpi" dhe del xhiro në qytet

26-vjeçari i rrezikshëm nuk i bindet policisë, thyen

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, pasi kishte thyer masën "arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.

Ky shtetas nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, ngjarje e ndodhur me 1 janar 2020.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore