Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

25-vjeçari shqiptar kampion atletike që vdiq në Greqi ishte pa rrip sigurimi kur u aksidentua, trupi i tij ...

25-vjeçari shqiptar kampion atletike që vdiq në Greqi ishte pa

Pak ditë më parë në Patra, Greqi humbi jetën në një aksident rrugor 25-vjeçari shqiptar Denis Gjura.

I riu, kampion atletike ishte duke udhëtuar me makinë kur humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarëset.

Hetuesit kanë zbuluar se në momentin e aksidentit 25-vjeçari nuk ka qenë i lidhur me rripin e sigurimit. Ndërkohë që pas aksidentit gomat e makinës që drejtohej nga 25-vjeçari Denis rezultuan në gjendje të mirë.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Denisit ka tronditur familjen e tij, miqtë, kolegët dhe zyrtarët e sportit. Të gjithë ata që e njihnin veçojnë te Denisi moralin, modestinë dhe punën e palodhur që e karakterizonte.

Denisi u detyrua të largohej herët nga kampionati i atletikës, në moshën 23-vjeçare, për të punuar për të mbajtur financiarisht veten dhe familjen.

Denis Gjura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin Panhelen. Bronzi në të rinjtë 10,000 m dhe argjendi në të rinjtë 5,000 m në 2016. Ari në të rinjtë 10,000 m, argjendi në të rinjtë 5,000 m dhe bronzi në 10,000 m për të rinjtë në 2017.

I riu shqiptar do të varroset ditën e nesërme në Shqipëri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore