Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"25 mijë paund për në Angli"! Shkatërrohet banda shqiptare mes tyre një grua, fusnin njerëz ilegalë në Britani

"25 mijë paund për në Angli"! Shkatërrohet banda

Një bandë shqiptare nga Londra e akuzuar për kontrabandë të qindra emigrantëve përmes të furgonave dhe kamionëve është arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Përveç pesë të dyshuarve të mbajtur në Londër, dy arrestimet e tjera u bënë në Horley në Surrey dhe Didcot në Oxfordshire. Shumë prej emigrantëve besohet se janë sjellë të fshehur pas mobilieve në automjete të punësuar posaçërisht për të kryer kontrabandë të paligjshme njerëzish duke përdorur një rrjet me lidhje në të gjithë Evropën, përshtat gazeta Shqip,

Emigrantët kanë paguar deri në 25,000 £ për tu futur ilegalisht në Britani dhe për të punuar aty. Rreth 30,000 £ në para të thata u sekuestruan gjithashtu, ndërsa raportohet se shkalla e nivelit të aktiviteteve të bandës mendohet se shkojnë në qindra mijëra paundë.

Mediat angleze shkruajnë se të gjithë të dyshuarit po merren në pyetje për dyshime për vepra penale, duke përfshirë komplot për të lehtësuar hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe pastrimin e parave.

Komandanti Richard Harrison, nga NCA, tha se banda kishte rrezikuar sigurinë e emigrantëve të kontrabanduar dhe duke kërcënuar sigurinë e kufirit me Mbretërinë e Bashkuar përmes veprimtarive të paligjshme, përshtati gazeta Shqip.

"Ne besojmë se këto arrestime do të kenë shkatërruar në mënyrë të konsiderueshme një rrjet të organizuar kriminal përgjegjës për kontrabandë të qindra njerëz në Britani në mënyrë të paligjshme," tha ai.

“Oficerët tanë po punojnë ditë e natë me partnerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë vendit për t'i gjetur ata, për të prishur dhe çmontuar modelet e tyre të biznesit dhe për t'i sjellë para drejtësisë, përshtati gazeta Shqip.

Unë gjithashtu kam një mesazh sot për shoferët, komercialë ose të tjerë, të cilët do të konsiderojnë të ndihmonin këto rrjete të organizuara kriminale duke transportuar emigrantë në emër të tyre, mos e bëni pasi, dënimet për ata që kapen janë të rënda dhe nuk ia vlen të rrezikosh.”/Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore