Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

21 kamerat në Shkodër/ Gazetari tregon gabimin e policisë: Harruan të ndjekin kabullin, mund të zbulonin...

21 kamerat në Shkodër/ Gazetari tregon gabimin e policisë:

21 kamerat e sigurisë që u çmontuan në Shkodër mund t’i çonin efektivët e policisë në banesat e personave që i kishin vendosur për të monitoruar të gjitha lëvizjet, por blutë ‘harruan’ të ndiqnin kabullin në të cilin ishin lidhur ato. Kështu shkruan gazetari Elton Qyno, në një postim në Facebook. Në postim, Qyno shton se fakti që policia nuk ka emra, tregon se gjithçka ka qënë një show për të prodhuar disa lajme nga Shkodra. Sipas gazetarit, ndjekja e fijes mund të zbulonte gjëra më të mëdha se sa thjesht një kamerë sigurie, ndoshta një sallë të tërë montazhi.

“Për mendimin tim ndjekja e fijes do të sillte më tepër rezultat se heqja e kamerës. Ku dihet çfarë mund të gjendej pas fijes, ndonjë sallë e tërë montazhi. Shkodra, po gëlon nga bixhozi i të gjitha formave dhe çuditërisht askush nuk kryen asnjë ndërhyrje, për të ndaluar sadopak fenomenin dhe ulur fitimet grupeve kriminale,”- shkruan ai.

Kryerja e një inskursioni policor në Shkodër, për heqjen e disa kamerave sigurie nga shtyllat elektrike, duhet përshëndetur publikisht. Krimi dhe bandat kontrollojnë Shkodrën përmes sallave të monitorimit që kanë krijuar brenda bazave të tyre. Sapo shfaqet një motor me skafandër apo qoftë dhe një makinë e dyshimtë në zonat e kuqe, kontrollohet me imtësi dhe monitorohet përmes kamerave e gjithë silueta e lëvizjes në qytet.

Por heshtja e policisë së Shkodrës, se kujt i përkisnin këto kamera me emra dhe mbiemra, tregon se gjithçka ka qënë një show për të prodhuar disa lajme nga Shkodra. Ato kamera, dikush hipi dhe i instaloi në shtyllat e Shkodrës. Ato kamera, kanë një fije transmetuese të imazheve filmike që rregjistrojnë.

Në këtë inskursion, policia e Shkodrës hoqi kamerat nga shtyllat por “harroi” të ndjekë fijen, për të mësuar nyjen lidhëse me sallën e monitorimit.

Për mendimin tim ndjekja e fijes do të sillte më tepër rezultat se heqja e kamerës. Ku dihet çfarë mund të gjendej pas fijes, ndonjë sallë e tërë montazhi. Shkodra, po gëlon nga bixhozi i të gjitha formave dhe çuditërisht askush nuk kryen asnjë ndërhyrje, për të ndaluar sadopak fenomenin dhe ulur fitimet grupeve kriminale.

21 kamerat ishin të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. Këto rrugë lidhin lagjet Dobraç dhe Kiras, ‘zonat e nxehta’ që kanë qenë kryefjalë e mediave shumë herë për shkak të atentateve të kryera si pasojë e përplasjeve dhe e rivalitetit mes familjeve që jetojnë në to. Në lagjen Kiras banojnë familjet Lici dhe Bilali, ndërsa në lagjen Dobraç familja Bajri. Përplasjet mes palëve kanë sjellë një numër të madh viktimash ndër vite. Anëtarë të të treja familjeve janë marrë në pyetje, por askush s’pranon autorësinë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore